Privatësia
Politika e Privatësisë
Përditësimi i fundit: Maj 2026
Kjo politikë shpjegon në mënyrë të shkurtër cilat të dhëna mblidhen kur përdorni Houss, si i përdorim, dhe cilat janë të drejtat tuaja.
Të dhënat që mbledhim
Mbledhim vetëm të dhënat e nevojshme për të ofruar shërbimin: emër, mbiemër, email, fjalëkalim të koduar (hash), numër telefoni nëse e jepni vetë, dhe përmbajtjen e shpalljeve që publikoni (titull, përshkrim, vendndodhje, foto, çmim). Gjithashtu mbajmë të dhëna teknike të kufizuara si IP, lloji i pajisjes dhe data e veprimeve, vetëm për arsye sigurie dhe parandalim abuzimi.
Si i përdorim të dhënat
Të dhënat tuaja përdoren për të krijuar dhe mbajtur llogarinë, për të treguar shpalljet në hartë dhe në kërkim, për t'iu lehtësuar komunikimin me publikues të tjerë përmes mesazheve të brendshme, dhe për t'iu njoftuar (vetëm nëse keni aktivizuar njoftime) për ndryshime në pronat e ruajtura ose në mesazhet e reja. Nuk i shesim të dhënat tuaja palëve të treta.
Cookies dhe sesionet
Përdorim cookies të sigurta vetëm për të mbajtur sesionin tuaj të identifikuar dhe për të ruajtur preferencat bazë (gjuhë, theme). Nuk përdorim cookies marketingu apo gjurmim ndërmjet faqeve të tjera.
Shpalljet anonime
Mund ta publikoni shpalljen tuaj në mënyrë anonime. Në këtë rast, emri dhe kontaktet tuaja nuk shfaqen publikisht; të interesuarit ju kontaktojnë vetëm përmes mesazheve të platformës. Identiteti juaj mbahet konfidencial nga publiku, por mbetet i lidhur me llogarinë tuaj për arsye administrative.
Të drejtat tuaja
Keni të drejten të aksesoni të dhënat tuaja, të kërkoni korrigjim, ose të kërkoni fshirjen e plotë të llogarisë dhe shpalljeve tuaja. Për të ushtruar keto të drejta, na kontaktoni në email-in e meposhtem dhe i përgjigjemi brenda një afati të arsyeshem.
Mbrojtja dhe ruajtja
Të dhënat ruhen në baza të dhënash të mbrojtura dhe transmetimet bëhen vetëm përmes HTTPS. Fjalëkalimet ruhen si hash dhe nuk dërgohen kurre në forme të lexueshme. Të dhënat e llogarive të fshira hiqen brenda një periudhe të arsyeshme, përjashto rastet kur duhen mbajtur për detyrime ligjore.
Ndryshime të politikës
Mund të perditësojme këtë politikë në të ardhmen. Çdo ndryshim do të shfaqet në këtë faqe me datën e re të perditësimit. Ju këshillojmë ta kontrolloni periodikisht.
Kontakti
Për çdo pyetje rreth privatësisë dhe të dhënave tuaja personale, na shkruani në contact@houss.al.